Ekonomi

Fati i rimëkëmbjes së “Trepçës” varët nga Fondi Sovran

Brenda minierës në Trepçë.
Brenda minierës në Trepçë.

Shpresën se Fondi Sovran do të bëjë “mrekulli”, për zhvillimin ekonomik e rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në takimin me minatorët e Trepçës që kishte të martën.

Po krejt këtë performimin të Kurtit opozita po e quajnë retorik politike e populiste dhe asgjë më shumë

Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, rimëkëmbja e Trepçës nuk mund të ndodhë përmes Fondit Sovran.

“Përsërisë që Fondi Sovran nuk është zgjidhje për Trepçën, nuk do të bëjë  rimëkëmbjen e Trepçës, Fondi Sovran do të vjedh kohen dhe investimet në Trepçës, asaj I duhet planë strategjike”, ka deklaruara Ferat Shala-PDK.

Pikërisht për këtë problem, dy partitë opozitare PDK e LDK në dhjetor të 2023, ligjin e  miratuar në Kuvend e kishin dërguar  në Gjykatë Kushtetuese.

Për çka pritet që këto dërgesa të përfundojnë me një epilog pozitiv.

“Nëse merret model Fondi Sovran në Slloveni atëherë qëllimi atje ka qenë që të largohet impakti politik dhe të pavarësohet ekonomikisht. Në Kosovë ka më shumë orientim për një ekonomi majtiste se sa një djathtiste e ekonomi të tregut, andaj besoj që epilogun real do ta marr Gjykata Kushtetuese”, ka sqaruar Safet Gerxhaliu, raporton Dukagjini.

Gerxhaliu, përfshirjen e “Trepçës”, në Fondin Sovran thotë se mund të ketë fatin e kutisë së pandores.

“Pak kush nga ata që e kanë draftu Fondin Sovran e kanë kuptu realitetin që ndaj Trepçës janë kërkesa të argumentuar janë më shumë se 1 miliard e gjysme dhe çdo eksperiment më Trepçën mund të hapet një kuti e pandores dhe mund ti motivoj  çdo debitor që të kërkojnë mjetet e tyre dhe në fakt ndoshta kanë qenë të falsifikuara”, ka shtuar Safet Gerxhaliu.

Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit.

/Shqip.com