Sport Ndërkombëtar

“Faraonët” publikojnë listën e futbollistëve të ftuar për “AFCON”

Mohamed Salah

Mohamed Salah do i prijë “faraonëve” në Kupën e Kombeve të Afrikës, apo e njohur ndryshe si “AFCON”.

Kombëtarja e Egjiptit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë kompeticion, i cili do të zhvillohet nga 9 janari, deri më 6 shkurt.

Në listën e publikuar nga selektori i kësaj kombëtare nuk ka pasur ndonjë befasi të madhe.

Five fun facts about Mo Salah you may not know | Olympic Channel
Mohamed Salah – foto nga e kaluara

Skuadra e ftuar:

Portierë: Mohamed El-Shennawy, Mohamed Sobhi, Mohamed Abogabal, Mahmoud Gad.

Mbrojtës: Ahmed Fatouh, Mahmoud Alaa, Mahmoud Hamdy El-Wensh, Ayman Ashraf, Akram Tawfi, Omar Kamal, Mohamed Abdel-Moneim, Ahmed Hegazi.

Mesfushorë: Hamdi Fathi, Amr El-Sulya Emam Ashour, Ahmed Sayed Zizo, Abdallah El-Said, Ramadan Sobhi, Mohamed Elneny , Omar Marmoush, Mohanad Lasheen, Mahmoud Hassan Trezeguet.

Sulmues: Mostafa Mohamed, Mohamed Sherif, Mohamed Salah.

Ky turne fillimisht ishte planifikuar të luhej nga qershori deri në korrik të vitit 2021, por “CAF” njoftoi më 15 janar 2020 se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë kësaj periudhe, turneu do të zhvillohej nga 9 janari deri më 6 shkurt 2022.

Kampione në fuqi e këtij kompeticioni është Algjeria, e cila kishte dalë fituese në vitin 2019. /Shqip.com