“Faraonët gjunjëzohen” përballë Nigerisë
Faraonët janë “gjunjëzuar” përballë kampionëve.
Nigeria ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0, kundër Egjiptit.
Kjo ndeshje pritej të ishte një derbi i vërtetë dhe ashtu u pa në fushën e gjelbër.
Golin e parë dhe të vetëm në këtë takim e realizoi Ihenacho, kur po zhvillohej minuta e 30-të.
Në anën tjetër, mysafirët u munduan me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Në këtë takim, për Egjiptin 90 minuta u paraqit Mohamed Salah, por nuk arriti që të lë shenja në fushën e gjelbër.
Duke e marrë parasysh faktin që kjo është gjiro e parë e këtij kompeticioni, Nigeria ngritet në vendin e parë të Grupit D.
Përveç këtyre dy skuadrave, në këtë grup gjenden edhe Sudani me Gunie-Bissau.
Nigeria e kishte fituar këtë kompeticion herën e fundit – në vitin 2019 dhe të njëjtin sukses dëshiron ta përsërit prapë.
Ky turne fillimisht ishte planifikuar të luhej nga qershori deri në korrik të vitit 2021, por “CAF” njoftoi më 15 janar 2020 se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë kësaj periudhe, turneu do të zhvillohej nga 9 janari deri më 6 shkurt – 2022./Shqip.com