Rozë

Faqja e Getoar Selimit bie pre e hakerëve?

Getuar Selimi është një ndër reperet më të njohur shqiptar.

Ai përveç fansave të shumtë që numëron, siç duket ka nga ata që nuk e duan.

Kjo pasi faqja e tij në Facebook me mbi 161 mijë ndjekës është hakuar.

Kështu së paku kanë lënë të kuptohet fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e tij, të cilat janë krejt të pakuptimta dhe nuk lidhen me karrierën apo përditshmërinë e tij.

Kjo ka bërë që edhe fansa të shumtë të tij të shqetësohen – por, pavarësisht kësaj nuk ka ndonjë reagim zyrtare nga ai.

/Shqip.com