Rozë

Fansi vendos portretin e Dhurata Dorës në kokë gjersa rruan flokët

Dhurata Dora

Duket se fansat e këngëtares shqiptare Dhurata Dora nuk kanë limit për dashurinë e tyre ndaj saj.

Një adhurues i këngëtares ka rruajtur flokët dhe e ka vendosur një portret të artistes në kokën e tij.

Ai ka zgjedhur një foto të saj për ta bërë art nē njërën pjesë të kokës.

Kjo si duket i pëlqeu shumë Dhuratës pasi menjëherë bëri videon “repost” në InstaStoryn e saj.

Këngëtarja la një mbishkrim mbi video, duke thënë “Ou” duke e bashkangjitur me një emoji ku shihen se ka zemra në vend të syve./SHQIP.com