Rozë

Fansi e ngacmon në mes të koncertit, Xhensila Myrtezaj ia tregon unazën duke i thënë se është e martuar

Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë aktive me projekte e koncerte muzikore.

Në një koncert të fundit, asaj i ka ndodhur një ngjarje jo edhe aq e zakonshme e cila u bë virale në rrjete sociale.

Në bazë të një videoje të hedhur në Instagram, shihet një fans që i ka propozuar yllit në mes të koncertit.

29-vjeçarja u duk se e mori me shumë sportivitet, gjersa ia tregon unazën në gisht dhe i thotë se është e martuar.

Krijuesja e hitit “Panorama” më pas kërkoi që të ndalej dhe se vazhdoi në anën tjetër me performancë.

Ajo duhet theksuar se është e martuar që disa vite me aktorin dhe këngëtarin, Bes Kallaku.

Çifti kanë bashkë një vajzë të quajtur, Ajka./Shqip.com

View this post on Instagram

A post shared by Vipat Shqiptar 🇦🇱🇽🇰 (@vipat.shqiptar.alb)