Rozë

Fansat të zhgënjyer, ‘shpërthejnë’ me komente ndaj Luizit

Efi Dhedhes është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Hyrja e saj bashkë me moderatorën, Kiara Tito ka bërë që debatet në shtëpi të jenë të shumta.

Por, jo vetëm me banorët tjerë, Efi ka pasur përplasje edhe me Luizin dhe Kiarën, këtë të fundit madje e ka quajtur gënjeshtare.

Fansat kanë shpërthyer të indinjuar duke u shprehur se Luizi po i zhgënjen me këtë sjellje dhe se nuk duhet të reagonte kështu ndaj Efit.

Madje disa arrijnë deri aty sa komentojnë nëse ai e meriton fitoren pas kësaj situate.

/Shqip.com