Rozë

Fansat e aktorit i kërkojnë produksionit të publikojë rezultatin e votave

Aktori i njohur Vedat Bajrami, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit Post Big Brother VIP Kosova.

Këtë e ka treguar vetë udhëheqësja e emisionit, Elita Rudi, e cila tha se ai nuk ka pranuar të marr pjesë.

Mirëpo, si duket Vedati ka hatërmbetje ndaj BBVK.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram, sondazhet para finales, e që shihet se shumicën e votave i kishte marrë ai.

“I popullit jam dhe do të mbetem gjithmonë në zemrat e tyre”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, një reagim e kanë bërë edhe fansat e Vedatit, përmes rrjetit social Instagram të cilët kërkojnë nga produksioni të publikojë rezultatin e votave.

/Shqip.com