Rozë

Fansat “bombardojnë” Kiarën me kritika, përmendin rastin me Butrint Imerin

Debati i ashpër mes Efit dhe Kiarës, ka ngjallur shumë reagime edhe nga publiku.

Kiara tha se nuk ka komunikuar me Efin, pas daljes nga shtëpia.

Madje moderatorja ka marrë kritika të shumtë nga banorët dhe publiku për ndryshimin që ka bërë pas hyrjes në shtëpi.

“Butrinti ka shpëtuar nga ajo”, “I kërkojmë falje Butrintit për fjalët”, “Se ka lënë kot Butrinti këtë”, janë disa nga komentet në adresë të saj.

Ndryshe, kjo e fundit është kritikuar edhe nga Arbëri dhe Zhaklina, duke thënë se i ka hyrë vetja në qef.

@skamemer7 #teambutrint #butrintimeri ♬ original sound – BUTRINT IMERI

/Shqip.com