Sport Ndërkombëtar

Fanella e Michael Jordan shitet për mbi 10 milionë dollarë

Fanella e Michael Jordan, të cilën e veshi në ndeshjen hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998 është shitur për një shumë rekord.

Fanella që u veshë në një ndeshje që përgjithmonë do të mbetet në historinë e sportit u shit për mbi 10 milionë euro.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s tha të enjten se fanella e Chicago Bulls tërhoqi gjithsej 20 oferta.

Në ndeshjen e gjashtë, Jordan çoi Bulls në rezultatin 87-86 me vetëm 5.2 sekonda të mbetura dhe siguroi titullin e tij të fundit në NBA.

Për basketbollistin ky ishte titulli i gjashtë, në karrierë dhe i fundit për legjendën.

Jordan ishte tërhequr papritur nga basketbolli në tetor 1993, pas vrasjes së babait të tij në Karolinën e Veriut.

Jordan, i cili tani është 59 vjeç, vari çizmet e tij për herë të fundit në 2003./Shqip.com