Rozë

Familjarët e Kiarës marrin vendimin e papritur për Instagramin e saj

Olta dhe Kiara janë në nominim kokë më kokë, ku njëra nga to do të lërë shtëpinë sonte.

Ajo gjatë kësaj kohë ka pasur edhe një përplasje me Luizin, ku fansat i janë kthyer kundër.

Madje ata kanë filluar edhe fushata duke e linçuar në rrjete sociale, si dhe komentet në adresë të saj kanë qenë shumë negative.

Ditën e sotme personi që menaxhon Instagramin e Kiara Titon(familja) ka bërë një njoftim për të gjithë me anë të një Instastory. Pas ditës së sotme asnjë ndjekës nuk do të mund të komentoj në postimet e Instagramit zyrtar të saj, pasi ato janë bllokuar.

Ky vendim është marrë për shkak të shumë komenteve negative dhe ofenduese ndaj saj që janë duke vazhduar.

/Shqip.com