Rozë

Familja Vjollca pozojnë për festën e Krishtlindjes, në foto dhe vogëlushja e Marinës

Familja Vjollca

Familja  Vjollca ka festuar siç do vite festën e Krishtlindjes të bashkuar në një tryezë të përbashkët.

Me që rast motrat e famshme, Luana dhe Marina Vjollca kanë sjellë edhe pamje në Instagram për fansat e tyre.

Ato duket se kanë pozuar për kartolinën e Krishtlindjes, tri motrat e nëna e tyre duken se kanë veshur pizhame të njëjta dhe duken të lumtura pranë njëra tjetrës.

Kësaj here në portretin familjar ishte edhe vogëlushja e Marina Vjollcës, e cila ishte mbështjellë në një batanije të bardhë.

Ishte Marina ajo që po e mbante duke fshehur fytyrën e të sapolindurës.

Ndryshe pak javë më parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi një vajzë të cilën e pagëzuan Marget. Emri është kombinim i emrave të prindërve./SHQIP.com