Kulturë Kino

Familja Hutchins do ta padisë Alec Baldwin për vdekjen e Halynës

Alec Baldwin

Familjarët e Halyna Hutchins, kineastes së “Rust” që vdiq në xhirime, thonë se do të padisin Alec Baldwin pavarësisht se akuzat e tij penale janë hequr.

Një avokat i prindërve dhe motrës së zonjës Hutchins tha se aktori “nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë” për vdekjen e saj, shkruan BBC.

Në tetor 2021, Baldwin kishte praktikuar të gjuante me armë në shesh në një fermë pranë Santa Fe, duke goditur për vdekje 42-vjeçaren Hutchins.

Aktori mohoi të kishte tërhequr këmbëzën, megjithëse një raport i FBI-së më vonë doli në përfundimin se arma nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr këmbëza.

Ai do të ishte në gjykatë për një seancë paraprake më 3 maj. Por të enjten, prokurorët thanë se do të tërhiqnin akuzat kundër tij, pasi u zbuluan fakte të reja që kërkonin hetime të mëtejshme.

“Baldwin mund të pretendojë se ai nuk është përgjegjës për tërheqjen e këmbëzës dhe nxjerrjen e një plumbi të vërtetë që i dha fund jetës së Halynës,” tha avokati i familjes në një deklaratë.

“Ai mund të pretendojë se është thjesht një aktor në një film, por, në jetën reale, ai nuk mund t’i shpëtojë faktit se ai pati një rol të madh në një tragjedi që pati pasoja në jetën reale.”

/Shqip.com