Rozë Ndërkombëtar

Familja e nëntëvjeçarit që vdiq në festivalin “Astroworld” refuzon ofertën e Travis Scott për të paguar funeralin

"Festivali Asroworld"

Familja e Ezra Blount, viktimës më të re të festivalit “Astroworld”, ka refuzuar ofertën e reperit Travis Scott për të paguar funeralin e nëntëvjeçarit.

Avokati i familjes Blount Bob Hilliard iu është përgjigjur letrës së Scott.

“Oferta e klientit tuaj është refuzuar. Nuk kam dyshim se ndjen keqardhje. Ai duhet të përballet dhe shpresojmë të shohë se ai mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi”, ka shkruar ai.

Ezra Blount, i cili ishte nga Dallasi, ishte në mesin e 10 personave që vdiqën si pasojë e lëndimeve të pësuara në mes të një rritje të turmës në festivalin e 5 nëntorit në NRG Park në Hjuston.

Më shumë se 50,000 njerëz ishin mbledhur në vendin e ish-parkut të Houston ‘Six Flags’, shkrun BBC.

Avokati i Travis, Daniel Petrocelli, ia dërgoi letrën Hilliardit dhe këshilltarit të tij, Ben Crump të mërkurën e kaluar (24 nëntor).

“Travis është i shkatërruar nga tragjedia që ndodhi në Festivalin Astroworld dhe ndihet keq për familjet, të dashurit e të cilëve vdiqën ose u plagosën”, thuhej në letrën e Petrocellit.

“Travis është i përkushtuar të bëjë pjesën e tij për të ndihmuar familjet që janë të përfshirë në këtë dhe për këtë qëllim dëshiron të paguajë për shpenzimet e funeralit për djalin e Blount”.

Avokati pretendoi se pranimi i ofertës së klientit të tij nuk do të kishte asnjë ndikim në padinë e ngritur nga babai i Ezras, Treston Blount, kundër Scott dhe të tjerëve.

Ezra ndodhej në krahët e të atit kur u rrëzua për shkak të turmës së madhe dhe në atë moment u shkel. Njoftimi për vdekjen e tij erdhi derisa po trajtohej në spital.

Pothuajse 200 padi janë ngritur kundër Scott, promotorit Live Nation dhe palëve të tjera të përfshira në javët pas festivalit, ndërsa hetuesit vazhdojnë të hetojnë rrethanat e katastrofës./SHQIP.com