Rozë

Familja e Luizit ka një mesazh

Në faqen zyrtare në Instagram të banorit të Big Brother VIP Albenia, Luiz Ejlli është shpërndarë së fundi një reagim nga familja e këtij të fundit.

Në reagimin e familjës është një sqarim për opinionin publik mbi zërat se Luizi nuk flet me familjen e tij.

“Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurriz të tij, këto janë lajme të rreme vetëm së si të bëhet lajm”, thuhet në reagim.

Nga familja e Luizit kërkohet mirëkuptim nga portalet në mënyrë që të shkruhet për atë së çfarë Luizi bënë brenda shtëpisë dhe jo të përfshihen persona të tjerë.

Kujtojmë se Luiz Ejlli është banori më i përfolur në shtëpi për shkak të disa aludimeve lidhur me sëmundjen e tij për të cilën i rrëfeu Kiara Titos dhe më pas doli me deklaratën se nuk ishte i sëmurë.

Të gjithë banorët janë kthyer kundër tij duke u shprehur se ai që duhet të dal nga shtëpia është Luizi. Por, publiku ishte në krahun e tij, duke e shpëtuar nga eliminimi.

/Shqip.com