Lajme

Falsifikuan dokumentet, në pranga 3 ish-zyrtarë, sekuestrohen 7500m2 tokë

Kanë rënë në pranga zyrtarët që ishin të përfshirë në falsfikimin e dokumenteve për të përfituar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit: Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë”, njofton policia.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

/Shqip.com