Lajme

Falsifikoi dokumente për shitjen e një toke, arrestohet

Ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë për shkak të dyshimit se ka mashtruar në falsifikimin e dokumenteve për shitjen e një toke.

Por, s’ka qenë i vetëm, ishte bashkë me dy persona tjerë që synuan “shitjen e paligjshme”, ka raportuar Policia.

Ata donin ta shitnin një parcelë toke me vlerë 98 mijë euro.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit do të jetë në mbajtje për 48 orë. /Shqip.com