“Faleminderit për përkrahjen e rrejshme”, Stivi Frashëri reagon pasi nuk u fut në 11-shen e vitit në Superligë
Publikuar:
(25.12.2022 08:17:00)

Federata e Futbollit e Kosovës zgjodhi Laureatët e Vitit 2022 përmes një ceremonie.
Ndër tjerash, u zgjodh edhe formacioni më i mirë i Superligës për këtë vit, shkruan Gazeta Express.
Si portieri më i mirë u zgjodh ai i Gjilanit, Enea Koliqi.
Lidhur me këtë ka reaguar portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri. Portieri shqiptar pati një sezon për të mos u harruar me klubin suharekas.
“Faleminderit për përkrahjen e rrejshme. Çfarë turpi pas gjithë asaj që kam bërë”, shkroi ai, duke ia bashkangjitur dy video nga pritjet e penalltive.

/Shqip.com