Lajme Ballkan

Fajon: Jam e shqetësuar për ndikimin dhe ndërhyrjen ruse në Serbi dhe Republika Srpska

Tanja Fajon, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë
Tanja Fajon, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, thotë se është e shqetësuar për ndikimin dhe ndërhyrjet ruse në Serbi dhe Republika Srpska.

Në një intervistë të shkurtër për CNN, Fajon ka folur për situatën në Ukrainë, për të cilën thotë se është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për Bashkimin Evropian, por edhe për ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Fajon, vendi i të cilit do të jetë një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në periudhën e ardhshme, thotë se duhet gjetur një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë si për Ukrainën ashtu edhe për Lindjen e Mesme.

/Shqip.com