Lajme

Fadil Nura ka deklaruar vetëm 6 mijë euro para të gatshme në bankë

Kandidati i Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura,

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar vetëm gjashtë mijë euro para të gatshme në bankë.

Në formularin e deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Nura ka deklaruar tri pasuri të paluajtshme dhe një të luajtshme.

Në pasuritë e paluajtshme, përfshihen një tokë e trashëguar dhe dy banesa me pronësi të përbashkët.

Njëra nga banesat është deklaruar si e blerë me kredi në vlerë të 30 mijë euro dhe shitje të një veture.

Ndërsa, Nura si pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes me pronësi të përbashkët në vlerë të 11.700 euro.

Sa i përket të hyrave vjetore, Nura ka deklaruar pagën e tij si burim nga komuna dhe pagën e bashkëshortës si burim nga institucioni arsimor./Shqip.com