Sport Ndërkombëtar

Fabregas: Shpresoj që Messi të kthehet në Barcelonë

Messi dhe Fabregas

Barcelona është e interesuar ta rikthejë Leo Messin – në “Camp Nou” në vitin 2023 – sipas shumë mediave evropiane.

Një transferim të tillë – do ishte i lumtur ta shihte edhe Cesc Fabregas.

Mesfushori spanjoll – ka thënë se “Si një tifoz i Barcelonës, shpresoj dhe uroj që Messi të kthehet në Barcelonë”.

Teksa, shtoi se “a ka një vit të mbetur në Paris. Unë do të doja, është një ëndërr që klubi dhe të gjithë tifozët e kanë. Futbolli është shumë kapriçioz. Unë flas me ju si fans”.

Fabregas dhe Messi janë shokë të ngushtë që shumë vite, ndërsa kishin luajtur së bashku me Barçën – në grumposha dhe ekipin e parë.

Cesc është fitues i La Ligës, Premierligës, Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

Teksa, është edhe asistuesi i dytë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez, me 111 sosh.

Së fundmi – ai i është bashkuar Soma-s, skuadër që garon në Serie B.Soma-s, skuadër që garon në Serie B.