Fabregas ndahet me Monacon
Publikuar:
(18.06.2022 18:59:13)

Monaco dhe Cesc Fabregas i kanë ndarë rrugët.
Pas katër viteve të kaluara në këtë skuadër – mesfushori spanjoll ka vendosur t’i jap fund bashkëpunimit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi – përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
35 vjeçari ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në këtë sezon të Ligue 1, pasi ka pasur probleme të shumta me lëndime.
Teksa, në total është ka djresitur fanellën e ekipit francez në 58 takime, duke kontribuar me katër gola dhe nëntë asistime.
E ardhmja e Fabregas mbetet ende e mjegullt, pasi nuk është raportuar se ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër./Shqip.com