Fabregas konfirmon largimin nga Monaco: Kalova vitin më të keq të jetës sime

Mesfushori, Cesc Fabregas, e pa sezonin e tij 2021-22 të shkatërruar nga lëndimi dhe luajti vetëm dy ndeshje në ligë për skuadrën e Ligue 1
Ish-ylli i Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës ka konfirmuar se nuk do të kthehet në Monaco sezonin e ardhshëm.
Mesfushori 35-vjeçar duroi një sezon zhgënjyes në Ligue 1, duke luajtur vetëm dy herë pasi një sërë lëndimesh e mbajtën atë jashtë fushës.

Dhe ai dëshiron të kthejë faqen në atë që ai e quajti “viti më i keq i jetës sime”.
“Ky ka qenë jo vetëm viti më i keq i karrierës sime, por viti më i keq i jetës sime, sepse kur nuk jam i lumtur në futboll, nuk mund të jem i lumtur në jetë. Kam vuajtur shumë këtë vit, ka qenë e vështirë mendërisht”, tha Fabregas për So Foot.
Pavarësisht përvojës së tij në principatë dhe problemeve të lëndimeve, Fabregas nuk është ende gati të vari këpucët.

“Për të qenë i sinqertë, kam marrë disa telefonata në dy javët e fundit nga ish-menaxherë për të parë nëse isha i hapur për t’u bashkuar me ta si trajner,” shtoi ai.
Spanjolli ka mbi 700 paraqitje, për katër klubet që ka luajtur dhe ka arritur të shënoj 125 gola dhe 213 asistime.
Ai ka luajtur për klube të mëdha evropiane si Arsenali, Chelsean dhe Barcelonën./Shqip.com