Sport Shqiptar

Fabjan Beqja – e mbaron sezonin para kohe

Fabjan Beqja

Sezoni ka mbaruar më herët për Fabjan Beqjan.

Futbollisti i SC Gjilanit është detyruar t’i nënshtrohet një operimi, dhe nuk do mundet t’i ndihmojë skuadrës në vazhdim.

Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të klubit, ku ndër të tjera shkruhet se “Beqja nuk do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet e radhës, teksa i urojmë shërim të shpejtë dhe presim edhe më të fortë në fushat e blerta”.

Sa i përket formës ekipore, “skiferat” gjenden në vendin e dytë në tabelë, me 58 pikë të grumbulluara.

12-të prapa Ballkanit që është lider – edhe dy ndeshja pa mbaruar kampionati.

Kohë më parë, nga ky klub u shkarkua trajneri Ismet Munishi, për shkak se nuk e arriti objektivin kryesor: titullin e kampionit./Shqip.com

Tabela e Superligës