Sport Ndërkombëtar

Fabio Quartararo – triumfon në Portugali

Fabio Quartararo

Kampioni ka lënë problemet prapa – i është rikthyer fitoreve.

Numri një i botës në MotoGP, Fabio Quartararo – ka triumfuar në Çmimin e Madh të Portugalisë.

Piloti i Yamaha përfundoi më shumë se pesë sekonda përpara francezit Johann Zarco të Ducati-Pramac.

Kjo ishte fitorja e parë e Quartararos në garë që nga Silverstone gushtin e kaluar.

Zarco, i cili e nisi nga pole, përfitoi nga një përplasje mes Joan Mirit të Suzuki-t dhe Jack Miller-it të Ducati-t, me shtatë xhiro për të shkuar.

Ai ndaloi sfidën e Aleix Espargaro për të përfunduar në vendin e dytë.

Rins, i cili filloi i 23-ti në rrjet, doli i katërti ndërsa Francesco Bagnaia i Ducati, i cili doli herët nga kualifikimet e së shtunës pasi goditi një pjesë të lagësht, përfundoi i teti pasi u rikthye nga vendi i fundit.

Italiani Enea Bastianini, i cili e nisi fundjavën si lider i kampionatit, u rrëzua në xhiron e 10-të ndërsa përpiqej të sfidonte për një vend në top 10.

Rezultati i garës

1. Fabio Quartararo (FRA/Yamaha) 41 min 39,611 sek

2. Johann Zarco (Fra/Ducati-Pramac) +5,409 sekonda

3. Aleix Espargaro (Ita/Aprilia) +6.068

4. Alex Rins (Spa/Suzuki) +9.633

5. Miguel Oliveira (Por/KTM) +13.573

6. Marc Marquez (Spa/Honda) +16.163

7. Alex Marquez (Spa/Honda-LCR) +16,183

8. Francesco Bagnaia (Ita/Ducati) +16.511

9. Pol Espargaro (Spa/Honda) +16.769

10. Maverick Vinales (Spa/Aprilia) +18.063