Sport Shqiptar

Ezgjan Alioski mund të përfundoj te njëra nga dy skuadrat e mëdha të Italisë

Ezgjan Alioski

Ezgjan Alioski është lojtar i lirë pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Leeds United për vazhdimin e kontratës, shkruan Shqip.com.

CSKA Moska dhe Galatasaray janë dy nga skuadrat që po insistojnë për transferimin e tij.

Por, duket se e ardhmja e mbrojtësit do të jetë në Serie A.

Ezgjan Alioski

Mediat italiane raportojnë se agjenti i lojtarit, ia ka ofruar shërbimet e Alioskit dy skuadrave të mëdha italiane, Romës dhe Milanit.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Roma duket se ka interesim për shqiptarin pas lëndimit të Leonardo Spinazzolës.

Edhe vetë anësori duket se e pëlqen transferimin në kryeqytetin italian pasi do të mund të luante rregullit, për dallim nga Milani ku me shumë gjasë do të ishte alternativë e Theo Hernandez./Shqip.com