Lajme

EXIT POLL-i në RTV Dukagjini: Haskuka fiton edhe një mandat në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, pritet ta udhëheqë Komunën e Prizrenit edhe për një mandat katërvjeçar.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting, Haskuka ka marrë 50.2% të votave në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas këtij EXIT POLL-i, kundërkandidati i Haskukës nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka marrë 49.8%./SHQIP.com