Lajme

Evropa duhet të përgatitet për 100,000 refugjatë ukrainas këtë dimër

Evropa duhet të përgatitet për të pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas këtë dimrin e ardhshëm.

Kështu ka deklaruar kreu i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC), Jan Egeland.

“Evropa duhet të përgatitet për qindra mijëra refugjatë të rinj këtë dimër nga Norvegjia në veri në vendet e Evropës Jugore”, është shprehur Egeland.

Gati 7.9 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur tanket ruse kaluan kufirin në shkurt.

Shumica dërrmuese janë arratisur në vendet fqinje, Poloni, Hungari, Sllovaki, Rumani dhe Moldavi, por një numër i konsiderueshëm refugjatësh janë mirëpritur gjetkë në Evropë, raporton Euronews.

/Shqip.com