Sport Ndërkombëtar

Evra pajiset me licensën e trajnerit

Patrice Evra

Edhe një legjendë e futbollit evropian është pajisur me licensën e trajnerit.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Manchester United, Patrice Evra, që duket se e pret një e ardhme si trajner, shkruan shqip.com.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Evra ka treguar për dëshirën e tij që në të ardhmen të udhëheqë ndonjë skuadër.

“Jam pajisur me  licencën e trajnerit, do të ishte egoiste nga ana ime të mos ndaja njohuritë e mia për futbollin një ditë, por tani jam në një vend të lumtur në jetën time. Të jesh futbollist është si të jesh me pushime sepse stërvitesh dhe shkon në shtëpi. Menaxher, është një lojë ndryshe, është një punë 24 orëshe”, tha ai fillimisht.

Evra po ashtu, la të kuptohet se për momentin nuk do angazhohet 100 për qind si trajner, por është synim për të ardhmen.

Patrice Evra claims he would have been Manchester United captain had he  stayed
Evra sa ishte pjesë e Manchester United

“Nuk dua të angazhohem 100% tani si trajner, kështu që do të shohim. Mund të vijë një ditë, por tani po bëj gjëra që më bëjnë më të lumtur sesa të jem trajner”, u shpreh Patrice.

Për fund, ai tregoi edhe dallimet ndërmjet futbollit francez dhe atij anglez, pasi ka luajtur në të dyja vendet.

40 vjeçari tha se “Ishte ndryshe [stërvitja në United] nga futbolli që luaja në Francë. Duke luajtur në Premier League dhe për Man United, mendoj se së pari ju duhen shumë seanca në palestër dhe të ndiheni të fortë para se të luani me këmbët tuaja”.

Ish-reprezentuesi i “gjelave” është pensionuar nga futbolli aktiv në vitin 2018 dhe Aventura e tij e fundit ishte në West Ham United.

Vitet më të arta të karrierës ai i kaloi në “Teatrin e Ëndrrave” , ku fitoi çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi./Shqip.com