Sport Ndërkombëtar

Evra: Ndjehesha sikur po më merrte në pyetje FBI-ja

Ish-mbrojtësi francez Patrice Evra në podkastin e ‘Vibe With Five’, kujtoi kalimin e tij tek Manchester United në vitin 2006, duke theksuar, se biseda që ai bëri me Sir Alex Ferguson, trajnerin e “Djajve të Kuq” në atë kohë, ishte sikur të ishte “intervistuar nga FBI”.

“Ai (Alex Ferguson) nuk fliste frëngjisht dhe agjenti im po negocionte. Anglishtja ime nuk ishte e mirë dhe ai po përkthente. Mbaj mend që ai më bëri vetëm pyetje si: “A pi alkol?” Jo.

“A të pëlqen të dalësh natën?”

“Ndihesha sikur po intervistohesha nga FBI. Sapo shtrënguam duart, mendova: ;Jam gati. Nëse e zhgënjej këtë njeri, ai do të më vrasë. Më bëri shumë përshtypje’”, shtoi ai.

41 vjeçari the se përveç “Djajve të Kuq”, për shërbimet e tij ishin të interesuar edhe Liverpool dhe Inter.

“Më kujtohet që agjenti im ishte shumë i emocionuar.  ‘Patrice, është Manchester Unitedd. I pashë ata të luanin për shkak të Cantonas dhe kjo pati një ndikim të madh në vendimin. Kur takova Ferguson, ndjeva diçka të veçantë”,  përfundoi Evra.

Patris Evra qëndroi tek Junajtid gjatë viteve 2006-2014, dhe më pas u transferua te Juventus.

/Shqip.com