Sport Ndërkombëtar

Evra e ka një mesazh për Juventusin (VIDEO)

Patrice Evra nuk e ka fshehur kurrë në dashurinë e tij për Juventusin.

Në momentin më të vështirë në historinë e fundit të klubit, ish-lojtari i Juventusit ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ka shprehur të gjitha përshtypjet e tij.

Një fjalim i vërtetë lideri, ku ftoi njëkohësisht të gjithë të jepnin 100 për qind për të respektuar fanellën.

Më poshtë është deklarata e Evras: “E dua Juventusin. Është një moment i vështirë ku jemi penalizuar dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë. Faji i asaj që ndodhi është i yni, pa i drejtuar gishtin askujt. Tani më shumë se kurrë të gjithë duhet ta nderojnë këtë fanellë të lavdishme. Këta njerëz po e shijojnë, sepse për 9 vite ne dominuam. Kënaquni që jeni të parët në renditje, por duhet ta dini se ‘Zonja e Vjetër’ nuk vdes kurrë. Unë kërkoj nga të gjithë të mbështesin ekipin si kurrë më parë, ne kemi nevojë që të gjithë të kthehen atje ku i përkasim”.

/Shqip.com