Lajme

Evis Sala nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA

Radiology BAIC

Profesoresha e njohur shqiptare Evis Sala, ka marrë së fundmi një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar. Ajo shkoi në Romë duke marrë një detyrë tepër të rëndësishme aty pak javë më parë pas një përvoje të gjatë në Universitetin e Kembrixhit dhe pasi u shpërblye nga  Shoqata Radiologjike e Amerikës së Veriut, shoqëria më e madhe shkencore e radiologjisë në botë.

Rektorja themeluese e Western Balkans University (WBU) në Tiranë, Evis Sala, ka marrë postin e drejtoreshës së Qendrës së Avancuar Radiodiagnostike të Fondacionit Spitalor Universitar Agostino Gemelli .

ANSA shkruan se vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, erdhi lajmi për një çmim prestigjioz, i cili u nda nga Shoqata Radiologjike e Amerikës së Veriut (RSNA), shoqëria më e madhe shkencore e radiologjisë në botë.

Njohja që i është dhënë asaj është Anëtarësia e Nderit, më e rëndësishmja e dhënë nga RSNA një radiologeje jo-amerikano-veriore. Çmimi iu dha asaj në Çikago, më 28 nëntor, gjatë kongresit vjetor të RSNA. Më parë, profesoresha Evis Sala ka marrë tre herë Çmimin e Edukatorit të Nderuar RSNA, në 2014, 2017 dhe 2020.

“Profesor Sala, ka dhënë një kontribut themelor në programin tonë BOOST të “RSNA, dhe duke qenë vetë studiuese e onkologjisë, kam vlerësuar dhe admiruar shumë kontributin e saj në kërkime ndër vite. Kam parë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në portofolin e imazheve onkologjike të RSNA, në kërkime dhe trajnime në fushën e imazherisë. Për këtë arsye, besoj se Profesor Sala e meriton absolutisht anëtarësimin tonë të nderit”, tha Bruce G. Haffty, President i RSNA.

/Shqip.com