Sport Ndërkombëtar

Everton në përcjellje të Traores

Adama Traore

Me thashethemet e fundit , Richarlison mund të largohet nga Evertoni.

Si pasojë, klubi me gjasë do të hyjë në garë për ndonjë sulmues që do ta mbulonte mungesën e tij.

Një nga opsionet duket të jetë Adama Traore , raporton “Goal”.

Adama Traore, Barcelona

“The Toffies” po e monitorojnë lojtarin e huazuar në “Camp Nou”.

Ai është teknikisht lojtar i Wolverhampton Wanderers, i cili u rikthye në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Katalanasit kanë mundësi blerje për 30 milionë euro në fund të sezonit.

Adama Traore, Wolves

Por, marrë parasysh stabilitetin financiar jo të mirë dhe lojtarët si Dembele dhe Ferran Torres në krahë të sulmit, diçka e tillë nuk pritet të ekzekutohet nga drejtuesit e blaugranave.

26 vjeçari ishte pjesë e La Masias e më pas e ekipit B, para se të kalonte tek Aston Villa.

Kurse, aventurën me Wolves e nisi në gusht të vitit 2018, klub me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor të këtij viti.

Adama Traore, Kombëtarja e Spanjës

Spanjolli ka tetë paraqitje për “La Furia Roja”, aq sa ka edhe nën urdhërat e Xavit – ku ka kontribuar me dy asistime. /Shqip.com