Kulturë

Eurovizioni përjashton Rusinë

Getty Images

Rusia nuk do të lejohet të marrë pjesë në Garën e Këngës Eurovizion, ka deklaruar Unioni i Transmetuesve Evropianë (UTE).

UTE, që e organizon këtë ngjarje, u deklarua që përfshirja e Rusisë mund t’ia prishte imazhin garës “në dritën e krizës në Ukrainë”.

Rusia filloi një sulm në fqinjin e tij në orët e hershme të së enjtes.

Qeveritë perëndimore kanë vendosur sanksione ndërkombëtare si kundërpërgjigje.

Transmetuesit shtetëror nga shtete përfshirë Islandën, Finlandën, Norvegjinë, si dhe Holandën kanë bërë thirrje për Rusinë të largohet nga gara.

Finlanda ka thënë që nëse Rusia merr pjesë, do të dërgonte një përfaqësues në garë në maj.

24 orë më parë, Eurovizioni kishte thënë që Rusia do të lejohej të garojë, duke theksuar natyrën jopolitike të garës, pra ky është një ndryshim i shpejtë i vendimit nga UTE.

UTE ka thënë që mbetet e përkushtuar që të “mbrojë vlerat e një gare kulturore që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bien audiencën së bashku, feston shumëllojshmërinë nëpërmjet muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”.

Edicioni i 66-të i Festivalit do të mbahet në Turin, pasi rok bendi Maneskin fitoi garën e 2021.

Në vitet e fundit, Rusia ka qenë njëra ndër garueset më të mira, duke e fituar garën në 2008-tën, dhe duke përfunduar në top 5 në dekadën e fundit.

Ukraina do prezantohet nga Kalush Orcehstra me këngën Stefania.

Tensionet mes Rusisë e Ukrainës kanë karakterizuar edicionet e kaluara të kësaj gare.

Rusia ishin favoritë ta fitonin garën në vitin 2016, derisa këngëtarja Jamala e vodhi një fitore të minutës së fundit me një këngë që përshkruajti depërtimin e tartarëve të Krimesë nga Josef Stalif në vitin 1944 – një kapitull i tmerrshëm që parlamenti i shtetit e ka përshkruar si të barabartë me gjenocid.

Teksti u interpretua shumë si kritikë e aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Jamala, që është vetë tartare e Krimesë, u duk ta konfirmojë lidhjen kur i tregoi shtypit: “Mesazhi kryesor është të mbajmë mend dhe të dimë këtë histori. Kur e dimë, e parandalojmë”.

 Në rrugën drejt fitores, kënga e saj morri disa vota të rëndësishme nga ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik që tradicionalisht kanë votuar për Rusinë.

Eksperti i kësaj gare, John Kennedy O’Connor e quajti rezultatin “shuplakë e mprehtë për Rusinë”.

Një vit më vonë, garuesja rus, Julia Samoylova ishte ndaluar të hyjë në Ukrainë, që po mbante garën, sepse ishte raportuar se ajo kishte shëtitur Krimenë pa hyrë nëpërmjet kufirit me Ukrainën kontinentale.

Qeveria ukrainase konsideron që njerëzit që hyjnë në territorin e Krimesë nëpërmjet Rusisë e kalojnë kufirin ilegalisht.

Televizioni rus Channel One atëherë njoftoi që nuk do ta transmetonte garën ose merrte pjesë në të./Shqip.com