Kulturë

“Eurovision 2023”, mbahet në Liverpool në nder të Ukrainës

Konkursi i këngës “Eurovision” do të organizohet në Liverpool vitin e ardhshëm.

Liverpool ishte një nga 20 qytetet që ofruan për të organizuar Eurovisionin e 67-të.

Liverpooli u zgjodh pas një procesi të gjatë duke përmbushur kriteret si: Aftësia për të akomoduar mijëra delegacione vizitore, ekuipazh, tifozë dhe gazetarë, infrastruktura si dhe oferta kulturore e qytetit pritës në pasqyrimin e Ukrainës.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Martin Österdahl e mirëpriti lajmin, duke e cilësuar Liverpoolin si vend ideal për këtë edicion.

“Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovision në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle. Na ka bërë shumë përshtypje pasioni që ka treguar qyteti dhe idetë e tyre gjithëpërfshirëse për vendosjen e fituesve të vitit të kaluar, Ukrainën, në ballë dhe në qendër, kur mijëra fansa vizitojnë majin e ardhshëm”, ka shkruar ai.

Për të përkuar me shpalljen e qytetit pritës, EBU ka publikuar logon zyrtare për Eurovision 2023, e cila përmban flamurin ukrainas brenda zemrës.

Dizajni i logos pasqyron se edhe pse konkursi do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, ai do të bëhet në emër të Ukrainës, fituesit të Eurovizionit të këtij viti.

/Shqip.com