Sport Ndërkombëtar

Europa League/ Milan gjen Romën, Liverpool kundër Atalantës – ndërsa Leverkusen udhëton në Angli

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i çerekfinaleve të Europa League.

Goglat vendosën përballë çifte interesante, ku bie në sy përballja mes Milanit dhe Romës.

Një derbi italian, ku vetëm njëra prej tyre do të kalojë në gjysmëfinale.

Liverpooli do të ketë një duel spektakolar ndaj Atalantës. Leverkuseni do të ketë një mision të vështirë ndaj West Ham, ndërkohë që Benfica do të sfidojë Marseille.

Çerekfinalet: 11 dhe 18 prill.

Gjysmëfinalet: 2 dhe 9 maj.

Finalja e madhe do të luhet në datën 22 maj (Dublin Arena, Irlandë).

/Shqip.com