Sport Ndërkombëtar

Europa dhe “Conference League”: Mbyllen pjesët e para gjysmëfinale

Evropaliga:

Janë mbyllur pjesët e para të dy gjysmëfinaleve të Evropaligës.

Eintracht Frankfurt është nikoqir i West Ham United në “Deutsche Bank Park”.

Aty, vendasit kanë epërsinë 1:0.

Golin e shënoi qendërsulmuesi Borre në minutën e 26-të.

Kurse, mysafirët kanë mbetur me një lojtar më pak nga e 19-a, pasi Cresswell që u ndëshkua me të kuq pas një përleshjeje.

Nga ana tjetër, Rangers është në avantazh 2:0 ndaj RB Leipzig.

Socezët dolën në avantazh fillimisht me mbrojtësin golashënues, James Tavernier në minutën e 19-të.

Teksa, për dyfishimin e rezultatit u përkujdes finlandezi Glen Kamara në të 24-tën.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar në favor të gjermanëve, minimalisht 1:0.

Por, kampioni në fuqi i Skocisë është në rrugë të mirë të vazhdojë tutje në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Konferencëliga:

As Roma e Mourinhos është duke fituar para pushimit 15-të minutësh 1:0.

Ata përballë kanë Leicesterin e Anglisë.

Si për ironi, rrjetën e gjeti sulmuesi anglez i romakëve, Tammy Abraham.

Ndeshje tjetër gjysmëfinale po luhet edhe në Francë.

Atje, Marseille është mipritës i Feyenoordit.

Shifrat pas 45 minutash lojë janë të barabarta – 0:0.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në një dramë pesë golëshe, 2:3 në favor të holandezëve. /Shqip.com