Lajme

Eurodeputeti holandez: Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar presion nga BE-ja dhe partnerët perëndimor që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

Reuten, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me policët e kidnapuar nuk duhet të bëhet pazar, por të sigurohet kthimi dinjitoz dhe i menjëhershëm.

“Ka kaluar më shumë se një javë nga kidnapimi i tre policëve të Kosovës. Kjo është përtej të papranueshmes” , ka thënë Reuten, transmeton Telegrafi.

Më tej, ai tha se “Urgjentisht tani nevojitet presioni maksimal i koordinuar nga BE-ja dhe partnerët, për t’i kthyer ata në familjet e tyre sa më shpejt”.

“Asnjë pazar, vetëm kthim dinjitoz dhe i menjëhershëm i tyre”, ka shkruar ai.

/Shqip.com