Lajme

Eurodeputeti austriak: Serbia po e pengon Kosovën, procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Eurodeputeti, Lukas Mandl, ka folur për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut.

Mandl është shprehur se Serbia po e bllokon progresin e Kosovës.Ai ka deklaruar se procesi i dialogut duhet të përfundoj me njohje reciproke.

Mandl e sheh si bazë të mirë planin franko-gjerman, megjithatë thotë se ky proces do të kishte kuptim vetëm nëse do të përfundonte me njohje reciproke.

“Është shumë mirë që po diskutohet për planin franko-gjerman, së paku ka diçka konkrete në tavolinë. Dialogu ka kuptim vetëm atëherë kur krijohen marrëdhënie të mira mes të dyja shteteve, dhe kjo duhet të bëhet përmes njohjes reciproke. Vetëm kështu do të kishte kuptim ky proces i dialogut”, ka thënë eurodeputeti austriak për Tëvë1.

Sipas tij, Kosova tashmë ka dhënë shumëçka, dhe është Serbia ajo po e pengon shtetin më të ri në Evropë.

“Befasohem vazhdimisht kur dëgjojë nga disa njerëz që kërkojnë nga Kosova të jap diçka në dialog. Kosova tashmë ka dhënë shumëçka, këtë e tregon më së miri historia. Vetëm shikoni së fundmi shtyrjet e disa marrëveshje që janë bërë nga Qeveria e Kosovës.Është shumë e qartë nuk është Kosova që po e bllokon Serbinë, por Serbia Kosovën”, ka thënë Mandal.

Ai ka deklaruar qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza gjatë vitit të ardhshëm.

/Shqip.com