EURO2024/ Shqipëri-Spanjë 0:1, mbyllet pjesa e parë
Publikuar:
(24.06.2024 22:02:24)
Kuqezinjtë e nisën vrullshëm në minutat e para. Spanja u mbyll mbrapa për disa çaste. “Dusseldorf Arena” flet e gjitha shqip. Festa në shkallët e stadiumit i përket shqiptarëve.
Por në minutën e 13-të Dani Olmo jep një pasim mbrapa shpinës së repartit defensiv të Shqipërisë. Mitaj nuk arrin ta ndalojë dhe Ferran Torres mposht Strakoshën.
Tentativa e Shqipërisë vjen vetëm në minutën e 45 me Kristian Asllanin që gjuan fort nga jashtë zone por Raya arrin ta presë. Me shifrat 0:1 u mbyll pjesa e parë.
/Shqip.com