Lajme

Wigemark: Ekipi ynë mbrëmë i bëri kontrollë mjekësore të arrestuarit, Dejan Pantiq

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, përmes Twitterit ka njoftuar se mbrëmë e kanë dërguar një ekip mjekësor për ta kontrolluar ish-policin serb, Dejan Pantiq, i cili po mbahet si i arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj institucioneve në veri.

Sipas, Wigemark ky është kontrolli i dytë mjekësor që i është bërë Pantiqit.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P. i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P. kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. I pari u krye një javë më parë”, shkroi shefi i EULEX-it në Twitter.

/Shqip.com