Lajme

EULEX-i bastisë shtëpinë e Behar Berishës

Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

/Shqip.com