Sport Ndërkombëtar

Etrit Berisha në situatë të vështirë

Etrit Berisha është “burgosur” prej disa muajsh te Torino. Portieri shqiptar muaj më parë ishte grindur me trajnerin Juric për shkak të minutave të pakta të aktivizimit. Tekniku i ekipit italian ka treguar se mund ta mbajë inatin gjatë dhe që nga janari, portieri shqiptar nuk është thirrur më në grumbullim me ekipin.

Për shkak të gjithë kësaj situate dhe moshës, asnjë ekip tjetër italian nuk ka dërguar ofertë për Berishën. “Calciomercato” raporton se e ardhmja e Etritit tani do të jetë jo vetëm larg Torinos, por edhe larg Italisë. Gardiani i Kombëtares do të shohë për mundësi në një kampionat tjetër.

/Shqip.com