Sport Ndërkombëtar

Etrit Berisha ndërron skuadër dhe kampionat

Portieri nga Kosova, Etrit Berisha ka arritur marrëveshje me një klub të Serie B.

Zyrtarizimi do të ndodhë pas ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Panorama Sport.

Berisha ka kaluar një sezon të vështirë te Torino pas zënkës me trajnerin Juriç, i cili e përjashtoi nga ekipi dhe e la të stërvitej vetëm, duke mos e grumbulluar në ndeshjet.

Shkak ishte sepse portieri nuk pranonte që të qëndronte në stol, duke qenë se ai mbylli një sezon të mirë, dhe në kampionat Juriç preferoi ta niste me Milinkovic-Saviçin në portë.

/Shqip.com