Sport Ndërkombëtar

Etrit Berisha mund të transferohet te Napoli

Viti i ri me shumë mundësi e gjen Etrit Berishën në një tjetër ekip.

Portieri shqiptar ka humbur rolin e titullarit te Torino dhe largimi duket e vetmja mundësi për të.

Pas Salernitanës, tashmë një tjetër ekip del në skenë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ekipin më në formë të Serisë A, Napolin.

“Il Mattino” shkruan se Torino kërkon të marrë shërbimet e Sirigus, i cili këtë sezon nuk ka luajtur me të kaltrit dhe shpesh herë ka shfaqur edhe shqetësime fizike.

35-vjeçari ka luajtur më parë me Torinon dhe një rikthim te ky klub ndoshta do i jepte më tepër hapësira.

Por për të mbërritur deri në këtë pikë drejtuesit e klubit torinez kanë menduar të përdorin Berishën.

Në fakt, një propozim ka mbërritur në tryezën e Napolit për të shkëmbyer dy portierët në fjalë.

/Shqip.com