Etrit Berisha mund të kalojë te skuadra e madhe italiane në janar
Publikuar:
(16.12.2022 10:49:52)

Salvatore Sirigu, i cili është portieri i dytë i Napolit është ndalur sërish, si pasojë e një dëmtimi.
Ai është stërvitur veçmas grupit dhe për momentin nuk dihet koha e saktë e rikuperimit të tij.
Sirigu ankohet shpesh për probleme të ndryshme fizike dhe pa luajtur asnjë minutë këtë sezon, është gati largimi nga Napoli. Zëvëndësues i tij mund të jetë Etrit Berisha.
Berisha ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, teksa ka mbrojtur ngjyrat e Lacios, Atalantës, Spalit dhe Torinos.
Portieri i Kombëtares Shqiptare është i pakënaqur me Torinon dhe po kërkon me ngulm largimin në janar.
/Shqip.com