Sport Ndërkombëtar

Eto’o dënohet me 22 muaj burgim me kusht nga gjykata në Spanjë

Samuel Eto'o

Eto’o dhe proceset gjyqësore nuk rrijnë dot larg njëra tjetrës po përballet me një tjetër.

Sulmuesi kamerunas fillimisht kishte probleme me ish të dashurën e tij, pasi nuk dëshironte të pranonte vajzën që e kishte me të, ndërsa tani është shpallur fajtor për evazion fiskal, raporton BBC.

41-vjeçari është dënuar të hënën nga gjykata e Spanjës me 22 muaj burgim me kusht.

Legjenda e futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, është deklaruar fajtor për evazion fiskal në vlerë 3.7 milionë eurosh gjatë periudhës sa ishte në Spanjë.

Ish-lojtari akuzohet se ka bërë evazion fiskal në lidhje me të drejtat e imazhit të tij derisa ishte pjesë e Barcelonës.

Samuel Eto’o, Kameruni

Ai duhet të paguajë paratë që i ka shmangur si dhe një gjobë prej 1.8 milionë euro.

Prokurorët e kanë akuzuar Eto’on se nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit mes viteve 2006 dhe 2009.

Gjithashtu për të mos lënë anash, Eto’o është aktualisht president i Federatës së Futbollit të Kamerunit ndërsa katër herë është shpallur lojtari më i mirë në Afrikë. /Shqip.com