Sport Ndërkombëtar

Eto’o befason me deklaratën për Henryn

Kamerunasi Samuel Eto’o është si Zlatan Ibrahimovc. Ai nuk e njeh modestinë kur bëhet fjalë për të theksuar cilësitë e tij. Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ka zhgënjyer as kësaj here në këtë drejtim. I intervistuar si pjesë e një dokumentari për reperin Dinos, Eto’o shprehu mendimin e tij për një ish-partner në sulmin katalonas. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin francez, Thierry Henry.

“Mendoj se nuk ishte në nivelin e Anelkas. Ishte i mirë, por unë preferoja lojtarë të tjerë. Gjithsesi, nuk ishte as në nivelin tim”, ka thënë Eto’o.

Për ta vendosur lajmin në kontekst, do të ishte e nevojshme të analizohen golat e secilit prej tyre në klubet e tyre përkatëse, për shembull. Në rastin e Eto’o, mes Leganes, Real Madrid, Espanyol, Mallorca, Barça, Inter, Anzhi, Chelsea, Everton, Sampdoria, Antalyaspor, Konyaspor dhe Katar, ai ka luajtur 762 ndeshje, ka shënuar 371 gola dhe ka dhënë 143 asistime, me një mesatare ​prej 0.49 golash për ndeshje.

Në rastin e Henry, mes Monacos, Juventusit, Arsenalit, Barçës dhe New York Red Bulls, ai ka luajtur 813 ndeshje, ka shënuar 365 gola dhe dhënë 215 asistime. Siç mund të llogaritet, francezi ka një mesatare prej 0.45 golash për ndeshje.

Nëse shikojmë të dhënat e kombëtares, Eto’o ka një bilanc absolut me Kamerunin prej 56 golash në 117 ndeshje; ndërsa Henry, me Francën, ka shënuar 51 gola në 123 ndeshje. Ndërsa francezi është kampion bote (1998), Eto’o nuk është, por ka fituar dy Kupa Afrikane (2000 dhe 2002).

/Shqip.com