Lajme

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në Veri

Komiteti për Çështje të Bashkimit Evropian (EUAC) i parlamentit të Estonisë dhe ministri i punëve të jashtme i vendit, Margus Tsahkna miratuan qëndrimin e rishikuar të qeverisë për zgjerimin e BE-së.

Në fund të takimit, komiteti ka thënë se ka vendosur që t’i vlerësojë përpjekjet e Kosovës për deskalimin e situatës në veri.

“Komiteti vendosi të njohë përpjekjet e Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në pjesën veriore të vendit dhe përafrimin vullnetar me sanksionet anti-ruse të Bashkimit Evropian”, u tha nga ky Komitet, raporton Klan Kosova.

Po ashtu, Komiteti tha se ka vendosur që Estonia do të mbështeste fillimin e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe do të avokonte për përshpejtimin e procesit.

Ndërkaq, Estonia ka thënë se “është e gatshme të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën nëse vendi përmbush kriteret e kërkuara në mënyrë të kënaqshme”.

/Shqip.com