Teknologji Auto

Estate i ri sjell më shumë hapësirë ​​dhe aplikacione dixhitale

Mercedes E-Class Estate i ri do të vjen për të apasionuarit e veturave të gjata apo që njihen ndryshe edhe si vetura karavan, me më shumë hapësirë ​në pjesën e pasme për pasagjerët, nivele të përmirësuara të teknologjisë dhe një mori aplikacionesh.

Si zakonisht, E-Class Estate do të shitet së bashku me gjeneratën e shtatë të modelit Mercedes E-Class Saloon, i zbuluar në prill.

E-Class Estate ka 28 mm më shumë gjerësi se makina e mëparshme. Baza e rrotave është rritur gjithashtu, me 22 mm në 2961 mm.

Modeli ka marrë gjithashtu një rifreskim të dizajnit, me shenja stili të zeza me shkëlqim të marra nga linja e modeleve EQS tërësisht elektrike. Ai përmban një vijë çatie më të hijshme, ndërsa një panel i ri i zi shtrihet nga radiatori deri te fenerët.

Mercedes ka vazhduar rinovimin e modeleve në pjesën e brendshme me E-Class Estate. Ai do ketë gjeneratën më të fundit të sistemit info-argëtues MBUX me realitet të shtuar, asistent zanor dhe transmetim muzikor në internet.

Përfshihet gjithashtu një grup aplikacionesh dixhitale si; TikTok, Angry Birds dhe Zoom. Një sistem i sofistikuar i Inteligjencës Artificiale mund të mësojë zakonet dhe rutinat e shoferit, duke sugjeruar funksione specifike që mendon se shoferi mund ti përdorë.

Teknologjia pa shofer e nivelit të katërt vjen gjithashtu në formën e një funksioni opsional parkimi pa shofer.

E-Class Estate fillimisht do të shitet me një zgjedhje prej katër motorëve me benzinë ​​dhe naftë, me katër dhe gjashtë cilindra, të gjithë me elektrifikim hibrid të butë 48V.

Fuqia e prodhimit varion nga 194 kuaj fuqi deri në 375 kuaj fuqi dhe të gjithë motorët kombinohen si standard me një kuti ingranazhesh automatike me nëntë shpejtësi.

Mercedes-Benz E-Klasse T-Modell, AMG Line, Night Paket; Exterieur: MANUFAKTUR alpingrau uni; Interieur: AMG Line, Nappaleder nevagrau/schwarz, Mittelkonsole in Metall-Mischgewebe silber hell//Mercedes-Benz E-Class Estate, AMG line, night package; exterior: MANUFAKTUR alpine grey solid; interior: AMG line, nappa leather neva grey/black, light silver metallic mixed fabric centre console

Një variant hibrid plug-in është gjithashtu i disponueshëm që nga fillimi me një bateri 24,1 kWh, duke dhënë deri në 62 milje rreze vetëm elektrike.

/Shqip.com